Arbëri

Miftaraj: Ulja e pagave për gjykatësit e prokurorët, ndërhyrje në pavarësinë e tyre

Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se nuk duhet t’i ulen pagat e prokurorëve dhe gjykatësve, pasi sipas tij kjo konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejt në pavarësinë e tyre.

Reagimi i Miftarajt vjen pas publikimit të draftit për Ligjin e pagave, ku parashihet që paga e gjykatësve dhe prokurorëve të ulet.

“Projektligji për pagat në raport me gjykatësit dhe prokurorët nuk guxon dhe nuk mund të ulen pagat e gjykatësve dhe prokurorëve. Çdo ulje e pagave për këtë kategori cenon sigurinë juridike dhe financiare të tyre. Projekt-ligji vëmendje të veçantë duhet kushtuar balancimit të pagave të gjykatësve dhe prokurorëve me stafin administrativ në sistemin gjyqësor dhe prokurorial”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Drafti i Ligjit të pagave i publikuar sot, pritet të shkojë në Kuvend gjatë muajit mars.