Arbëri

Enver Hoxha, kirurgu i parë nga Kosova që patentoi shpikjen e tij mjekësore në Gjermani

 

Specialisti i Kirurgjisë Plastike, Enver Hoxha është kirurgu i parë në Kosovë, i cili ka arritur që pas një angazhimi dyvjeçar ta patentojë në Gjermani pajisjen e tij mjekësore që ka për qëllim thithjen e lëngjeve gjatë procedurave kirurgjike.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu në një konferencë për medie tha se për herë të parë në mjekësinë kosovare ka ndodhur një patentim i një produkti mjekësor kosovar nga Gjermania.