Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Von Cramon: Po e përcjell me shqetësim fushatën denigruese ndaj gazetarëve në Kosovë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklaroi se po e përcjell me shqetësim fushatën denigruese ndaj gazetarëve në Kosovë. Reagimi i saj vjen pas deklarimeve të Prindon Sadriut, bashkëshort i presidentes Vjosa Osmani, lidhur me mediat vendore.

Cramon deklaroi përmes Twitterit se mediat lira janë shtyllë kyçe e demokracisë dhe gazetarët duhet ta kenë lirinë e të shprehurit pa frikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në anën tjetër, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është alarmuar me gjuhën denigruese Sadriu ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë të martën, duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.