Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është alarmuar me gjuhën denigruese që Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë të martën duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.
“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijëra dollarë)”, ka shkruar Sadriu në Facebook pas raportimeve për kompensimin për udhëtim që kishte marrë Osmani në kohën sa ishte deputete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAGK-ja ka thënë se akuzat dhe sulmet nga Sadriu shtojnë pasigurinë e gazetarëve në Kosovë.
“Po ashtu, në ditët e fundit edhe gjuha e zëdhënësve dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet në raport me mediat ka qenë e papranueshme dhe paraqet presion direkt në punën e tyre”, thuhet në reagim të AGK-së.