Arbëri

Nagavci thotë se MASHTI i ka ndarë Prishtinës buxhet, por se Komuna nuk ka punësuar asistentë

 

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga komunat që të punësojnë asistentë në ndihmë të nxënësve që kanë vështirësi në adaptim dhe mësimnxënie, me buxhetin që është ndarë për këtë punë.

Në një reagim në Facebook, Nagavci ka shkruar se MASHTI ka ndarë buxhetin për punësimin e asistentëve, por sipas saj, Komuna e Prishtinës nuk e ka bërë një gjë të tillë. Reagimi i saj ka ardhur pas raportimeve se një 8-vjeçare me autizëm është larguar nga shkolla “Elena Gjika”.