Arbëri

Escobar e Lajçak kërkojnë nga Vuçiqi dialog konstruktiv me Kosovën

 

I dërguari i SHBA-së Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak, pas përfundimit të vizitës treditore në Kosovë, po qëndrojnë sonte për vizitë në Serbi si pjesë e përpjekjeve për vazhdimin e procesit të dialogut.

Ata me këtë rast janë takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, të cilit i bartën mesazhin se BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtin vizion për procesin e dialogut dhe se përpjekjet e tyre synojnë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.