Arbëri

AKP-ja tërheq aksionet e ndërmarrjes së re “Agrokosova Holding”

 

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot në një mbledhje të jashtëzakonshme ka marrë vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish-Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”).

Sipas njoftimit nga AKP-ja, NSH “NBI Suhareka/Agrokosova Holding”- është privatizuar më datën 27 gusht 2007 nga Blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI” përmes metodës së Spin Off-it Special në valën e 19-të të shitjes në vlerë prej 4,175,999.00 Euro.