Arbëri

Mbi 6,000 nxënës të prekur me COVID-19 në tërë Kosovën

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Edona Maloku - Bërdyna ka njoftuar se mbi 1,400 mësimdhënës dhe mbi 6 mijë nxënës janë të infektuar me COVID-19 në gjithë Kosovën.

Në një konferencë për media, Maloku – Bërdyna tha se në skenarin C të mësimit aktualisht janë 90 shkolla në tërë Kosovën.

"Nga 23 mijë e 90 mësimdhënës, me COVID-19 janë 1,489 mësimdhënës. Nga 298 mijë nxënës, janë mbi 6 mijë të infektuar me COVID-19. Me skenarin rikthimi me prani fizike janë 672 shkolla, me skenarin A janë shtatë shkolla, me skenarin B janë pesë shkolla, ndërsa në skenarin C janë 90 shkolla", ka thënë ajo.

Maloku-Bërdyna bërë thirrje për respektim të masave në shkolla dhe për vaksinim të fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare.

Ajo ka folur edhe për dy marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e arsimit të cilat janë miratuar ditë më parë në Kuvend./kp