“Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën”, aksion i PSD-së te zyrat e ZRRE-së
Foto: PSD/Facebook
Partia Socialdemokrate ka kryer një aksion para zyrave të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke ua vendosur mbishkrimin "Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën".
Atë e kanë vendosur në hyrje të derës dhe në prag, derisa në Facebook, PSD-ja shkroi se nuk mund të lejohet shtrenjtimi i energjisë elektrike mbi kurrizin e mirëqenies së qytetarëve, për interesat e KEDS-it.
"Nuk mund të lejojmë që zhvatja që po iu bëhet qytetarëve, duke marrë para nga buxhet i Kosovës për të ruajtur profitin e KEDS, të kalojë. Veprimet e tyre vetëm sa e rrisin rezistencën e protestën tonë! Me 29 janar, ora 14:00, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, protesojmë kundër aleancës së Kurtit për interesat e KEDS-it e kundër qytetarëve të Kosovës”, thuhet në postimin e tyre.
Parullë tek ZRRE, institucioni i pavarur i Albin Kurtit: Ju rrisni çmimet, ne rezistencën! Edhe DY DITË na ndajnë nga...