Arbëri

Nesër e pasnesër pritet të zbutet acari në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dy ditët e ardhshme acari në vend do të fillojë të zbutet.

“Masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari”.

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.