Arbëri

Borrell: Nuk ka vend në Evropë për ata që e mohojnë gjenocidin

Descriptive Text

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ia ka bërë me dije Serbisë se nuk ka vend në Evropë për ata që mohojnë gjenocidin e glorifikojnë kriminelët e luftës.

Në konferencë për media në Bruksel, Borrell, tha se përparimi i Serbisë në rrugën evropiane varet nga përparimi i saj në sundim të ligjit, në të drejtat themelore e po ashtu në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve dhe fqinjësinë e mirë e bashkëpunimin e gjerë, dua të ceku këtë, se nuk ka vend në Evropë për mohim të gjenocidit. Nuk ka vend për glorifikim të krimeve të luftës e kriminelëve të luftës. E po ashtu të tolerohen apo përkrahen publikisht ata që mohojnë gjenocidin”, ka thënë Borrell.

https://audiovisual.ec.europa.eu/en/video/I-217184