Arbëri

Pozicionimi pro Ukrainës dhe rreziku që skenari rus të shpaloset në kufirin Kosovë-Serbi

 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Edhe pse Ukraina deri tash nuk e ka konsideruar njohjen e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, ofrimi i mbështetjes nga ana e presidentes është konsideruar veprim i qëlluar. Sipas analistëve, Kosova si një vend me orientim perëndimor që aspiron të anëtarësohet në NATO, duhet të rreshtohet krah aleancave euro-atlantike. Derisa Perëndimi është përqendruar tek Ukraina, ka paralajmërime për rrezikun që një skenar i ngjashëm rus të shpaloset në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Vendim i natyrshëm dhe gjeostrategjik po konsiderohet pozicionimi i Kosovës pro Ukrainës, e cila po kërcënohet me luftë nga Rusia.

Duke e rishpërndarë një postim të Ministrisë së Jashtme ukrainase që kërkoi mbështetje përballë kërcënimit rus, presidentja Vjosa Osmani tha se Republika e Kosovës qëndron përkrah Ukrainës.