Arbëri

Në Mal të Zi nisin protestat kundër propozimit të Abazoviqit

 

Disa qindra qytetarë të pakënaqur nga paralajmërimi i koalicionit “E zeza mbi të bardhën” për formimin e qeverisë së pakicës, kanë protestuar të premten mbrëma në disa qytete malazeze. Protestat u zhvilluan në Podgoricë, Nikshiq dhe Berane ku morën pjesë ithtarët e kryeministrit malazez Zdravko Krivokapiq dhe të partive proserbe në Mal të Zi.

“Të gjitha forcat e shëndosha që nuk heshtin dhe po protestojnë kundër kësaj tradhtie duhet bashkë me qytetarët të rebelohen kundër kësaj. Kjo është një çështje më serioze. Kjo tradhti kërcënon të destabilizojë Malin e Zi”, ka theksuar lideri i partisë proserbe Marko Milaçiq.