Arbëri

Nagavci kërkon me ngulm që shkollat të mbeten të hapura: Duhet të bëhet përpjekje maksimale

Descriptive Text

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit që të përcjellin me kujdes situatën me pandeminë në komunat e tyre, respektivisht në shkolla, dhe të marrin vendime bazuar në gjendjen epidemiologjike në baza ditore.

Në takimin virtual të zhvilluar sot me drejtorët e DKA-ve, ministrja Nagavci ritheksoi edhe një herë që “duhet të bëhet përpjekje maksimale që shkollat t’i mbajmë të hapura”, ndërsa shtoi se, vaksinimi krijon parakushtet për zhvillim të suksesshëm të procesit mësimor.

Ndërsa, zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci prezantoi rekomandimet e task forcës në nivel të Ministrisë, të cilat kanë dalë nga mbledhja e cila është mbajtur dje. Sipas Pupovcit propozimi i Ministrisë është që procesi edukativo-arsimor në institucionet parashkollore dhe në qendrat e qëndrimit ditor të zhvillohet sipas rekomandimeve të IKSHPK-së të enjten.

“Procesi edukativo-arsimor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në të gjitha nivelet, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor do të zhvillohet konform Udhëzuesit për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë Covid-19. Task forcat e institucioneve edukativo-arsimore në nivel të shkollës dhe komunës vendosin për aplikimin e skenarëve varësisht nga gjendja në institucionin arsimor”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

 

Ministrja Nagavci kërkoi nga DKA që të përcjellin me kujdes zhvillimin e situatës epidemiologjike Ministrja e Arsimit,...

Posted by Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit on Friday, January 21, 2022