Arbëri

SHBA-ja: Kosova përcakton kushtet për organizimin e zgjedhjeve të huaja në territorin e saj

Foto: AP
 

SHBA-ja ka bërë të ditur qëndrimin për të drejtat e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran për të përcaktuar kushtet me të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e shteteve të tjera në territorin e saj.

Ambasadori i Misionit të SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter, ka deklaruar sot se SHBA-ja ka qëndrim të qartë sa i përket kësaj çështje.