Arbëri

Institucionet përgatiten për valën e re të COVID-19

 

Gatishmëria për t’u ballafaquar me një valë të re të mundshme të COVID-19 ka qenë tema e diskutimit mes ministrit të Shëndetësisë dhe krerëve shëndetësorë në vend.

Pas rritjes së rasteve aktive me COVID-19, ministri Rifat Latifi ka vizituar Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke biseduar me ekipin kujdestar për pacientët që po trajtohen aty.