Arbëri

Hasani: Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar pa standard adekuat të të provuarit në gjykatë

 

Hulumtuesi i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Jeton Hasani ka thënë se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nuk ka një standard adekuat të provimit në gjykatë, qoftë në masën e përkohshme apo në konfiskimin përfundimtar.

Një gjë të tillë Hasani e tha të martën, në konferencën për media ku është prezantuar analiza “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: problemet juridike të projektligjit aktual”, raporton “Betimi për Drejtësi”.