Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

34 pacientë po trajtohen me okisgjenoterapi në SHSKUK

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor janë 90 pacientë nga Covid-19. Prej tyre, 52 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 38 të tjerë post- Covid-19.

ShSKUK kanë treguar se me oksigjeno-terapi janë 34 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Klinikën Infektive po trajtohen 22 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 27 pacientë post-COVID, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive dy pacientë me maskë oksigjeni, në Pediatri tre pacientë dhe në Klinikën Gjinekologjike 6 pacientë.

Ndërkaq në Spitalin e Prizrenit pesë pacientë, në Pejë gjashtë pacientë, në atë të Gjakovës dhjetë pacientë, në Spitalin e Mitrovicës pesë pacientë dhe në Spitalin e Ferizajt katër pacientë.