Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar luftëtarin dhe ish-deputetin e Kosovës, Smajl Hajdarajn, me Urdhrin “Hero i Kosovës”, në 20-vjetorin e vrasjes së tij.
Osmani ka shkruar në Facebook se ai ishte jo vetëm një politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.
“Liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. Do t`i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë”, ka shkruar ajo.