Arbëri

Haradinaj kërkon reagim nga Qeveria për rritjen e çmimeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, rritjen e çmimeve e ka quajtur të papërballueshme për popullin.

Ai tutje ka njoftuar se partia e tij ka thirrur debat parlamentar për siç ka thënë ai, ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte.

Ndërkohë, sipas tij, veç paska rrjedhur një propozim i ZRRE për shtrenjtimin e rrymës që për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80 për qind. Një gjë të tillë, Haradinaj e ka quajtur të papërballueshme.

“Prandaj i bëj thirrje Qeverisë, që në këtë periudhë kur inflacioni ka rritur çmimin e shportës së përditshme të qytetarëve, të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë. Kjo s'duhet të mbetet në nivel diskutimi të papërcaktueshëm të qeverisë”, ka shkruar ai.