Arbëri

Sot më së tepërmi raste pozitive në grupmoshën 10-19 vjeç

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës më së tepërmi raste me koronavirus gjatë 24 orëve janë regjistruar në grupmoshën 10-19 vjeç, gjithsej 158.

Në grupmopshën 0 deri 9 vjet janë regjistruar 34 raste të reja.

Nëpër shkollat e po ashtu nëpër çerdhe janë po rritet numri i personave me koronavirus.

Sot shkolla fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë ka kaluar në mësim online shkaku i rasteve me koronavirus. Shkollat në Prishtinë janë furnizuar me teste antigjene për t’u testuar mësimdhënësit, nxënësit dhe stafi.

Po ashtu online ka kaluar në Gjakovë shkolla fillore "Yll Morina". 

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot ka ripërsëritur thirrjen për respektim të masave.

“Ministrja ka theksuar se respektimi me përpikëri i masave të rekomanduara nga ekspertët shëndetësorë, përveç që është është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetin publik, është edhe mundësia më e mirë për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor me prezencë fizike në shkollë Ndërsa, sot ministrja Nagavci ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemaili” në Prishtinë, pas shqetësimeve që janë pranuar dhe nga menaxhmenti është informuar për situatën pandemike në këtë institucion arsimor. Me këtë rast, Ministrja ka theksuar faktin se mbeten në fuqi të gjithë skenarët e përcaktuar me Udhëzimin e rishikuar për organizimin e mësimit në kushte të pandemisë. Ministrja rikujtoi se është kompetencë e task forcave të shkollave dhe komunave që të vendosin për organizimin e mësimit sipas skenarëve të përcaktuar në Udhëzues, duke vlerësuar gjithmonë situatën pandemike në institucionin përkatës”, është thënë nga MASHTI.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 728 raste të reja pozitive nga testimi i 5297 mostrave. Nuk është raportuar për ndonjë rast me fatalitet.

Sipas, MSH-së në grupmoshën 20-29 vjet në 24 orët e fundit janë regjistruar 110 raste të reja.

Në grupmoshën 30-39 vjet janë regjistruar 132 raste, atë 40-49 vjet 129 raste, atë 50-59 vjet 84 raste, atë 60-69 vjet 50 raste të reja, ndërsa në grupmoshën 70-79 vjet janë regjistruar 22 raste të reja, dhe janë nëntë persona mbi 80 vjet që kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit.

Numri total i rasteve aktive ka shkuar në 5118.