Arbëri

Moti në Kosovë për ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java do të fillojë me mot kryesisht të ngjashëm, derisa të martën vende-vende do të ketë reshje të dobëta. Sipas IHMK-së, reshje të intensitetit mesatar deri të lartë priten nga dita e enjte.

“Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.