Arbëri

Memli Krasniqi infektohet me koronavirus për herë të dytë

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas tri testimeve të kryera. Kjo është hera e dytë që ai infektohet me koronavirus.

Krasniqi e ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në Facebook, duke thënë se deri tash ka simptoma të lehta, njëjtë si familjarët e tij. Ai shtoi se është vaksinuar me të dy dozat.