Arbëri

Forcat politike bashkë kundër referendumit të Serbisë, QUINT-i rrit presionin

 

Presioni i ndërkombëtarëve, për lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në Kosovë, ka bërë bashkë spektrin politik në vend. Qëndrimin e tre krerëve të shtetit kundër organizimit të këtij procesi e kanë përkrahur partitë në opozitë. Për këtë çështje, pas takimit me ambasadorët e QUINT-it e atë të BE-së, kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar një seancë të jashtëzakonshme për të shtunën.

Moslejimi që në Kosovë të mbahet referendumi i Serbisë i vuri në lëvizje ndërkombëtarët.

Pak orë nga reagimi i tyre ndaj Qeverisë, ambasadorët e QUINT-it, së bashku me atë të Bashkimit Evropian, takuan tre krerët e shtetit.