Arbëri

585 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 585 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 6,589 të dyshuarve për koronavirus.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19, derisa numri i të shëruarve është 57.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 3,339.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 3,830. Të vaksinuar me të dy dozat janë 794,496 persona, me dozë përforcuese janë 27,183, ndërkaq me dozë të tretë, janë 2,147.

Ndërkaq numri i dozave të administruara që nga fillimi i procesit të vaksinimit në fund të marsit të vitit të kaluar është 1,708,466.