Rama në bashkëbisedim me demokratët: Kemi nevojë për opozitë, por nuk kemi tash e sa kohë

Rama në bashkëbisedim me demokratët: Kemi nevojë për opozitë, por nuk kemi tash e sa kohë
Kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, po zhvillon bashkëbisedim me demokratët në Facebook për të folur rreth situatave të ndodhur një ditë më parë në selinë e Partisë Demokratike.
Rama ka thënë se Shqipëria ka nevojë për opozitë dhe sot për sot, sipas tij, një gjë e tillë nuk ekziston. Ai madje shton se një opozitë që të sfidon fizikisht, është e destinuar të humbasë, duke aluduar te dyshja Lulzim Basha e Sali Berisha.
“Sigurisht që ky vend ka nevojë për opozitë dhe nuk ka opozitë sot. Ky vend ka kohë që nuk ka opozitë. Nuk është opozitë ajo e cila është shfaqur para nesh në të gjithë këto vite. Këtë e kam thënë me kohë e vakt. Një opozitë që të sfidon fizikisht, është e destinuar të humbasë. Një opozitë që nuk të sfidon mendërisht dhe me kurajon për të parë të ardhmen në një mënyrë më të avancuar, që nuk sfidon me guximin për ta projektuar të ardhmen me reforma më të avancuara se të pozitës, por me molotov, se ata që dje ishin të ndarë, kanë qenë për shumë vite bashkë dhe kur kanë ardhur këtu poshtë kanë përdorur të njëjtat mjete. Ishin të rrethuar dje dhe unë e besoj që realisht kaluan orë shumë të vështirë”, ka thënë Rama.
Sa i përket ndërhyrjes së Policisë në protestën e djeshme, kryeministri i Shqipërisë ka thënë se falë kësaj shmangën tragjedinë dhe kthyen normalitetin.
“Demokracia nuk mbrohet me njerëz me njerëz me shkopinj që shfaqen me penxheret për t’u dhënë hu atyre që hipin nga shkallët. Unë nuk mbroj kaq shumë për Lulin tim. Nuk kam asnjë respekt as për Lulin tim, as për Saliun tënd. Janë dy pengmarrësit të skenës demokratike të Shqipërisë. Dy, dy, nejse…”, iu kundërpërgjigj Rama një komentuesi.
Rama sot “bashkëbisedon” me demokratët mes konfliktit Basha - Berisha
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë të diel ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar një ditë më parë në Partinë Demokratike. Ai ka paralajmëruar debat nga ora 12:00 me mbështetësit e opozitës.
Gjatë protestës së militantëve të ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu u dëmtuan dritaret dhe dyert, dhe për shkak të tensioneve kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit pasi u rrezikohej jeta atyre që ishin në godinë.
Rama ka bërë me dije se sot në orën 12:00 do të zhvillojë një bashkëbisedim me demokratët në Facebook në lidhje me këtë situatë të pazakontë të zhvilluar brenda kampit të tyre politik.
Ndërkohë një ditë më parë, Rama i quajti Bashën dhe Berishën kufoma politike, dhe i bëri demokratëve një thirrje: “Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz”.
MIRËMËNGJES 😊
Posted by Edi Rama on Saturday, January 8, 2022
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Qehaja: S’mund të presim ndryshim të rezultateve të PISA-s pa kaluar disa gjenerata

Kurti: Finlanda është vend model për Kosovën

Elezi nga Ministria e Arsimit: S’kemi pritur ngritje në testin e PISA-s

Rezultatet e PISA-s s’i alarmojnë udhëheqësit shtetërorë

Bislimi: Keqpërdorimi i liberalizimit mund ta dëmtojë Kosovën

Projektligji i ri për Këshillin e Sigurisë shton pozitën e drejtorit të përgjithshëm

Kërstiqi thotë se qytetarët e veriut u urdhëruan nga Lista Serbe të shkojnë në Rashkë për votim

Buleshkaj: Rreth 80 zyrtarë që deklaruan pasurinë po hetohen për shkelje

Krasniqi: Qeveria të mos diskriminojë komunat në baza politike partiake

Krasniqi: Kërkesat për shkarkimin e kryetarëve të veriut nuk janë drejtuar në kuvendet komunale

Kërkohet angazhim më i madh i shtetit për viktimat e dhunës në familje
