Arbëri

Personalitetet 2021/ Hekuran Murati: “Gardiani” i Qeverisë

 

Hekuran Murati nuk ishte vetëm gardian i arkës së shtetit. Ministri i Financave, duke pasur përparësinë që ka qasje në dokumente e informata me shumë rëndësi mbi rrjedhën e parasë së shtetit, është shquar edhe për “gardian” të Qeverisë së cilës i përket.

Shumë herë kur eksponentë të opozitës e kritikojnë Qeverinë Kurti, i menjëhershëm është Murati në reagim. Bujën më të madhe e bëri pas një polemike në Kuvend me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili tani është deputet. Pasi nga kreu i AAK-së mori epitetin “hajn i vogël” i Qeverisë Kurti, Murati ia përmendi “keqpërdorimet” e qeverisjes, blerjet e tokave, pastaj faljen e borxheve e deri te shpronësimet.