Ka qenë pjesë e institucioneve, në shumicën e legjislaturave – përjashtuar kohën sa është përballur me drejtësinë në Hagë. Por zgjedhjet nacionale të 2021-s e nxorën nga loja ish-komandant “Çelikun”.
Fatmir Limaj u shemb politikisht, meqë Nisma Socialdemokrate të cilën e drejton nuk mbërriti ta kalonte pragun prej 5 për qind, për të hyrë në Kuvend. Madje, pati përqindje shumë më poshtë sesa pragu.
Rënia e mbështetjes në të ka nisur prej kur u përball me disa procese gjyqësore që lidhen me korrupsionin dhe iu nda PDK-së. Pas dy palë zgjedhjesh në të cilat garoi në koalicion me subjekte të tjera, në këto të fundit i mati forcat vetë. Dhe, mbeti pa përfaqësim në Kuvend.