Është ministër i Qeverisë së Kosovës, por vetëm formalisht e ka shef Albin Kurtin. Madje, për veprimet e shefit formal të tij, Goran Rakiq i ankohet shpesh shefit faktik që e ka në Serbi.
Kreu i Listës Serbe, i cili është i vetmi anëtar i kabinetit qeveritar nga kjo parti, ka kërkuar ndihmë disa herë brenda muajit nga presidenti serb, Vuçiq, me arsyetimin se serbët janë duke u kërcënuar nga institucionet, pjesë e të cilave është edhe vetë ai.
Fillimisht Rakiq ka thënë se në Kosovë kanë mbetur të vetëm pas vendosjes së Njësisë Speciale në dy pikat kufitare me Serbinë: Jarinjë e Bërnjak, e më pas edhe se do të mbrohen “me gjithçka që kanë në dispozicion”, pas aksionit të Policisë në disa nga komunat e Kosovës, në mesin e të cilave edhe në Mitrovicën e Veriut.
Megjithëkëtë, pozita në Qeverinë e Kosovës nuk iu prek nga kryeministri Albin Kurti me arsyetimin se “Rakiqi nuk ishte çështja dhe shkarkimi i tij do ta bënte çështje”. Kësisoj, “zvezda” mbetet i paprekshëm.
-
Kurti i dobët në qeverisje, por i fortë ndaj Serbisë – sipas Gjinovcit
-
Lista Serbe: Rashiqi - shërbëtor i Kurtit që uzurpoi mandatin me votat e shqiptarëve
-
Haradinaj: Në kohën time Radoiçiqi iku nga Kosova, në kohën e Kurtit është bërë faktor
-
Nga zëvendëskryeministër i Kosovës në përfaqësues të Serbisë në Asamblenë e NATO-s
-
Rashiq: Qeveria është stabile, Kurti mbron interesat e Kosovës