Arbëri

Rritje të ekonomisë e të çmimeve

Fillimi i vitit ishte i zbehtë me një rënie ekonomike prej minus 3.9 për qind, ndërsa u përmbyll me një rritje rekorde prej 10 përqindësh. Ringjallja ekonomike e vendit u bë edhe në kurrizin e qytetarëve, meqë produktet e konsumit pësuan rritje të vrullshme
 

Viti 2021 do të mbahet mend si viti i dy rekordeve. Nisi me rënie prej minus 3.9 për qind, ndërsa u përmbyll me shifër dyshifrore të rritjes. Hapja e ekonomisë ndikoi në rritje të konsumit, u shtuan vizitat nga diaspora e u shtuan edhe eksportet. Krahas këtyre u rritën çmimet duke rënduar shportën e konsumatorit. Pagat mbetën të njëjta

Viti 2021 do të njihet si vit i ekstremeve dhe rekordeve për ekonominë e vendit. Fillimviti ishte i zbehtë me një rënie ekonomike prej minus 3.9 për qind. Por rritja u bë e hovshme. Viti u përmbyll me një rritje rekorde prej 10 përqindësh.

Hapja e ekonomisë dhe kufijve rriti konsumin. U shtuan vizitat e diasporës.