Arbëri

Hovenier betohet si ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë

Jeffrey Hovenier është betuar si ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë. Hoivenier ka bërë betimin të martën para zvsekretares së SHBA-së për çështje politike, Victoria Nuland.

Lajmi është konfirmuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, që ka postuar edhe foto të betimit në rrjete sociale.

Më herët ishte raportuar se Hovenier do ta marrë pozitën e ambasadorit amerikan në Kosovë. Ai në post do ta trashëgojë Philip Kosnett.

“Të martën, Jeffrey Hovenier është betuar para zvsekretares së Shtetit për çështje politike, Victoria Nuland, si ambasador i ri i SHBA-së në Republikën e Kosovës. Ne po presim ardhjen e tij në Prishtinë!” – thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.