Arbëri

Kriza energjetike do të zgjasë deri në prill, paralajmërohet shtrenjtimi

 

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paralajmëruar se kriza energjetike ka gjasa të zgjasë deri në muajin prill të 2022-s. Është paralajmëruar edhe se faturat do të jenë më të shtrenjta.

Në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, në shqyrtimin e Planit e Performancës së ZRRE-së për vitin 2022, kryesuesi i Bordit të kësaj zyre, Ymer Fejzullahu, ka thënë se ndër planet e institucionit janë rritja e konkurrencës dhe integrimi i tregut. E ka konsideruar sfiduese periudhën e ardhshme.