Mediat britanike kanë raportuar këtë të diel për bandat kriminale shqiptare, për të cilat thuhet se po përdorin rrjetet sociale për të kontrabanduar emigrantë drejt Mbretërisë së Bashkuar.
TikTok është rrjeti social të cilin, britanikja “Mirror” raporton se trafikantët shqiptarë përdorin për të mundësuar kalimin e emigrantëve me kamion drejt Anglisë.
“Çdo person do të duhet të paguajë 20 mijë funte”, shkruan ‘Mirror’."Udhëtimi i fundit këtë vit për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim i sigurt brenda kokës së kamionit. 100% i sigurt. Për më shumë DM", raportohet të thuhet në një postim në Tiktok.
Ndërsa, në një postim tjetër të datës 21 dhjetor shkruhej: “Një udhëtim në Angli gati për vetëm 24,000 sterlina. Udhëtim i sigurt në Angli para Krishtlindjeve”.
Bazuar në këto mesazhe të koduara, ‘Mirror’ raporton se policia angleze kontaktoi TikTokun, Facebookun, Instagramin, YouTube-in dhe Twitterin për t’i gjurmuar këto grupe kriminale.
Në prag të festës së Krishtlindjeve, rreth 150 refugjatë, përfshirë fëmijë, u kapën në Kanalin Anglez pak para mesnatës.
Edhe
Britania do t’i paguajë shqiptarët e famshëm në TikTok që t’i bindin vendasit kundër migrimit
Ministri i Emigracionit, Tom Pursglove, duke folur për përdorimin e rrjeteve sociale nga grupet kriminale, raportohet të ketë thënë se “trafikantët përdorin mediat sociale për të tërhequr e promovuar kalimet vdekjeprurëse në MB, por ne jemi të vendosur t'i ndalojmë ata”.
{gallery}
-
Shfaqen në TikTok ofertat për migrantët shqiptarë
-
Emigrantët shqiptarë këshillohen t’i nxjerrin dhëmbët për t’i shpëtuar dëbimit nga Britania
-
“Sunday Express”: Bandat shqiptare në Britani po rekrutojnë anëtarë të rinj nga vendlindja e tyre
-
BBC: Bandat shqiptare të drogës po rekrutojnë migrantë nga Franca për në Britani