Arbëri

Shqipëria synon legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se vendi që ai udhëheq po synon ta legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore, dhe jo për qëllime të tjera.

Rama e bëri të ditur këtë plan të Qeverisë së tij, teksa prezantoi një nismë të re “Kuvendimi popullor”, ku qytetarët do të pyeten për çështje ekonomike, politike e sociale nga viti i ardhshëm. Një ndër pyetjet që do të jetë në këtë nismë është edhe ajo se a duhet të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore.