Arbëri

Aksion i PSD-së kundër Qeverisë, “ia dhuron” 20 milionë euro KEDS-it

 

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate kanë shpërndarë monedha false prej 500 euro tek objekti i KEDS-it.

Përveç thasëve të mbushur me kartëmonedha false në vlerë 500 euro, ata kanë vendosur edhe një “çek” në vlerë prej 20 milionë euro, si shenjë proteste ndaj Qeverisë që ndau mjete për të paguar shpenzimet shtesë për import të rrymës.