Arbëri

Avokati i Popullit pranoi mbi 1.500 ankesa këtë vit

 

Zvarritja e procedurave gjyqësore, cenimi i së drejtës për mjete efikase juridike dhe shkelja e të drejtave në punë janë çështjet për të cilat qytetarët më së shumti janë ankuar tek Institucioni i Avokatit të Popullit.

Në konferencën e fundvitit, ky institucion ka njoftuar se gjatë 2021-tës ka pranuar 1 mijë e 536 ankesa, ku kanë qenë të përfshirë 2 mijë e 387 persona. Prej këtyre ankesave për hetim janë hapur 665 raste.