Arbëri

Konfidencialiteti, thelbësor për ruajtjen e shëndetit mendor të viktimave të abuzimit seksual

Foto: tes
 

Në rastet e abuzimeve seksuale konfidencialiteti për viktimën është thelbësor, thonë ekspertët. Në emisionin “60 Minuta” në KOHË, është diskutuar për abuzimin seksual në Kosovë dhe raportimet në organet përkatëse nga viktimat.

Adelina Ahmeti, psikiatre, ka thënë se një viktime të abuzimit seksual fillimisht i bëhet evoluimi psikiatrik bashkë me vlerësimin psikologjik dhe më pas vendoset për strategjinë që do të ndiqet për ta ndihmuar shëndetin mendor të saj. Por, shton ajo, herë-herë pavarësisht ndihmës mjekësore, te viktima mbeten pasoja të rënda në vazhdimësi të jetës.