Arbëri

Kurti dëshiron prezencë më të madhe të investitorëve japonezë në Kosovë

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do prezencë më të madhe të investitorëve japonezë në Kosovë në fushën e infrastrukturës, në energjinë e ripërtritshme dhe në teknologjinë hekurudhore. Në takim me ambasadorin e Japonisë në Austri, Mizutani Akira, i cili është i akredituar si ambasador jorezident i Japonisë në Kosovë, Kurti ka thënë se hapja e ambasadës ka ndikuar në thellimin e bashkëpunimit.

“Në kuadër të kësaj, Kosova është e interesuar që të marrë pjesë në OSAKA EXPO 2025”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ambasadori Mizutani i ka dorëzuar kryeministrit Kurti një letër nga Kryeministri i ri i Japonisë, Fumio Kishida, ku i ka shprehur gatishmërinë e Japonisë për të bashkëpunuar edhe më tej në fusha me interes reciprok, thuhet në komunikatën zyrtare.