Arbëri

Serbët mbajnë liturgji në kishë në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm, rreth 50 serbë janë mbledhur në kishën “Shën Nikolla” në Prishtinë, duke kremtuar “lavdinë e tempullit”.

Liturgjia është mbajtur me fillim nga ora 8 e mëngjesit dhe u shërbye nga famullitarët Stanisha Arsiq e Zoran Gogjevac.

Për këtë festë ka uruar nëpërmjet një postimi në Facebook drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në mediumet serbe është shkruar se serbët po kremtojnë këtë festë edhe në Fushë Kosovë. Kosovo Online ka publikuar foto të liturgjisë të mbajtur në Prishtinë.