2 perditesime
17:08

Gërvalla takohet me Kamberin, bisedojnë rreth nevojave të Luginës

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me deputetin shqiptarin në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Është diskutuar rreth nevojave në Luginën e Preshevës.

“Në takim me ministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Donika Grvalla-Schëarz, biseduam për çështjet aktuale politike dhe domosdoshmërinë bashkërendimit të mëtejmë, rreth nevojave të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

12:46

Gërvalla njoftohet nga shqiptarët e Bujanovcit për diskriminimin serb

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla po qëndron në vizitë në Luginën e Preshevës.

Ajo sot është pritur nga kryetari i Komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi.

Arifi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se Gërvallen e ka njoftuar me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve në Bujanovc, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mosnjohja e diplomave të fituara në Universitetet e Republikës së Kosovës.

“U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve”, thuhet tutje në postimin e Arifit.

09:32

Gërvalla sot viziton Luginën e Preshevës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta vizitojë sot Luginën e Preshevës, ndonëse dje i është refuzuar leja nga Serbia.

Gërvalla thotë se ndihet e privilegjuar që do t’i vizitojë përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë.

“Me një ditë vonesë, pas pak do të filloj vizitën time të parë në Luginën e Preshevës. Ndihem shumë e privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të vizitoj përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë dhe të flas e të shoh nga afër se si mund të thellojmë bashkëpunimin tonë. Së bashku me prof. Rexhep Gjergjin jemi nisur drejt Bujanocit, ku do të takohemi fillimisht me kryetarin e kësaj komune, z. Nagip Arifi. Takime do të zhvillojmë edhe me përfaqësues të tjerë institucional në këtë komunë. Gjatë ditës do të qëndrojmë edhe në Preshevë, ku do të takohemi edhe me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani”, ka thënë ajo.

Gërvalla ka shtuar se do të zhvillojë takime me deputetë, përfaqësues të partive politike shqiptare dhe studentë.