Arbëri

Haxhiu nënshkruan dy udhëzime administrative për tarifën e ndërmjetësuesve

Albulena Haxhiu
 

Me qëllim të avancimit të infrastrukturës ligjore për fuqizimin e ndërmjetësimit, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu sot ka nënshkruar udhëzimin administrativ për tarifën e ndërmjetësuesve dhe atë për përcaktimin e procedurës së ndërmjetësimit të vetinicimit të rasteve dhe rasteve të referuara nga organi administrativ.

Në një postim në Facebook, ministrja Haxhiu shkruan se avancimi i ndërmjetësimit do të ndikojë në të mirë të realizimit të të drejtave të qytetarëve dhe shpreson se këto ndryshime do të shërbejnë edhe për fuqizimin e kapaciteteve profesionale të ndërmjetësimit në Kosovë.