Arbëri

Varhelyi për procesin e vetingut: Nuk ka nevojë për reformim të thellë të sistemit të drejtësisë

 

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se Kosova s’ka nevojë për një riformim të të gjithë sistemit të drejtësisë.

Duke folur për procesin e vetingut, diplomati evropian tha se një operacion aq i madh nuk është i domosdoshëm, pasi themelet dhe bazat e sistemit të tanishëm janë në përputhje me vlerat dhe standardet e BE-së.