Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sivjet mbi 100 raste të dhunës seksuale në Kosovë

Gjatë këtij viti, deri më tani janë raportuar mbi 100 raste të dhunës seksuale në Kosovë. Kështu është bërë e ditur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), në një tryezë me Misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundimin e Ligjit.

Patologia forenzike në IML, Bergita Curri, ka thënë se kjo shifër tregon përkushtimin e viktimave për të raportuar raste të tilla, më shumë se viteve të kaluara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“70% e viktimave janë të mitura dhe kjo tregon se dhuna seksuale po prek fëmijët tanë, gjë që është e papranueshme. Përderisa të kemi shifra të tilla, askush nga ne nuk mund të jetë rehat. Ne, si shtet, si institucione, si prindër, si bashkëqytetarë kemi obligim t’i mbrojmë fëmijët tanë”, ka thënë ajo.

Në këtë tryezë është theksuar se në shumicat e rasteve të dhunës seksuale, dhunuesi është i njohur për viktimën.

“Dy faktorë janë vendimtarë në dënimin e kryerësit të veprës: rasti duhet të raportohet menjëherë nga viktima dhe ekzaminimi i viktimës të bëhet sa më parë pas kryerjes së veprës penale, në mënyrë që provat biologjike të mblidhen me kohë.”

Në këtë takim, gjykatësi Agron Maxhuni tha se provat dhe cilësia e tyre janë vendimtare për rastin gjyqësor.