Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

30 ditë paraburgim dy të arrestuarve nga organizata “Syri i popullit”

Tridhjetë ditë paraburgim do t`i vuajnë Ragip Sallova e Sabit Berisha, të cilët u arrestuan dy ditë më parë nga Policia e Kosovës.

Gjykata Themelore e Prishtinës, të premten, e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit, shkruan sot Koha Ditore.

Ata po dyshohen se janë anëtarë të organizatës “Syri i popullit”. Pos tyre, të enjten, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, Halim Halimi e Bajrush Konjusha, mirëpo pas marrjes në pyetje, ata po mbrohen në liri.

Të katërtët po hetohen për përgatitje për vrasjen e përfaqësuesve të lartë të Kosovës...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.