Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

3 prioritetet e Kadri Rahimajt për Dardanën

Artikull i sponsorizuar - Kadri Rahimaj është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për Dardanë. Në tubime e takime me qytetarë tash e sa muaj ka prezantuar zotimet që janë edhe probleme reale të Dardanës. Ai ka edhe dijen e vullnetin për t'i zgjidhur.

Këto janë tre prioritetet kryesore të Kadri Rrahimajt për Dardanën:

Parku i teknologjisë (teknology hub) – Njërin nga objektet komunale të pashfrytëzuara do ta rinovojmë dhe do ta shndërrojmë në një park teknologjik. Do të krijohet një syllabus i veçantë në drejtime të rëndësishme ku eksportohen shërbime, trajnimet do të jenë falas dhe do të subvencionohen nga komuna. Në këtë objekt do të lirohen edhe hapësira për zyre për startupet e reja pa pasur nevojë për të paguar qira. Kështu eksportojmë shërbime në vendet e zhvilluara dhe ato para i fusim në zingjirin ekonomik të Kosovës.

5 cent për litër për prodhuesit e qumështit- Duke e ditur me çfarë probleme përballen blegtorët, si dhe sa i vështirë është prodhimi i qumështit, ne do ta rrisim profitin e prodhueseve duke subvencionuar qumështin për 5 cent në çdo litër. Ky prioritet e nxit prodhimin e qumështit, si dhe hapë mundësinë për blegtor të rijnë, sepse prodhimi do të jetë profitabil.

Kuzhina popullore – Objekti i konviktit është i pashfrytëzuar, ne do ta rinovojmë dhe do ta kthejmë në një hapësirë moderne për ofrim të ushqimit falas. Qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të ushqehen çdo ditë pa pagesë.