Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

3 mijë lekë shpërblim për pensionistët në Shqipëri

Ministrja e Financave Anila Denaj njoftoi sot përmes një konference për shtyp se Qeveria ka miratuar një bonus prej 3 mijë lekësh të rinj (24,67 euro) për të gjithë pensionistët me rastin e festave të fundvitit.

Mësohet se këtë bonues do ta përfitojnë 663 000 pensionistë, të të gjitha kategorive, përfshi edhe ata që marrin pension invaliditeti apo ata që janë jetimë, etj.