Arbëri

AAK: Jo zhvlerësim të marrëveshjes për Asociacionin, por qartësi për statutin

Foto: KOHA
 

Kreu i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se nuk ka nevojë për zhvlerësim të marrëveshjes ndërkombëtare për Asociacionin e komunave serbe, mirëpo duhet qartësi për statutin, në linjë me rekomandimet e Kushtetueses.

Tahiri shkroi në Facebook se vendit i duhen pozicione të qarta e unike lidhur me themelimin e Asociacionit, derisa ka publikuar dhjetë pika që sipas AAK-së, duhet konsideruar.