Arbëri

Diskutime për “Ballkanin e Hapur”, Abazoviqi s’e sheh si pengesë drejt integrimit evropian

 

Tre vendet që nuk e kanë mbështetur Ballkanin e Hapur, kanë diskutuar rreth nismës në një konferencë online.

Diskutimi se a është Open Ballkan një devijim i integrimit në Bashkimit Evropian apo një nismë që përshpejton përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe të BE-së, mblodhi kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe diplomatin Zef Mazin.