Arbëri

Opozita në Shqipëri kundër “Ballkanit të hapur”

 

Iniciativa e “Ballkanit të hapur” është bërë temë diskutimi edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Në një interpelancë që u mbajt gjatë së enjtes, opozita e kritikoi kryeministrin e Shqipërisë për një iniciativë që, sipas saj, zëvendëson Procesin e Berlinit. Deputeti i opozitës, Tritan Shehu, madje tha se garant i kësaj nisme është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Këtu kërkohet një diskutim më i gjerë që do të duhej të bëhej përpara shpalljes së kësaj nisme ‘mini-shengen’ në Novi-Sad, që në të vërtetë tenton të es’humojë iniciativat komunitare në rajon. Akoma më keq, kërkonte dhe kërkon zëvendësimin e tyre me një iniciativë të tillë me protagonist dhe garant Vuçiqin, me iniciativë që ju u bëtë mbështetës, zoti kryeministër”, ka thënë Shehu.