Arbëri

Specializantët e angazhuar në SHSKUK kërkojnë kthimin e kujdestarive

 

Mëngjesi i së enjtes për specializantët me financim nga Ministria e Shëndetësisë dhe ata me vetëfinancim të angazhuar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës nuk do të nisë si zakonisht.

Duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit mantelbardhët kanë paralajmëruar një protestë para institucioneve kryesore për të paraqitur dy kërkesa kryesore.